Finesa nënshkruan edhe hollësinë më të vogël tek Plaza, ku qysh në mëngjes deri në darkë pret shumë njerëz dhe veçanërisht prezencën interesante fëmërore. Në mjedis mbizotërojnë druri i ngrohtë i arrës onihas,granite, kurse vitro shumëngjyrëse, dritaret e mëdha dhe fijet pamore, që përhapën si kadife në dysheme dhe në tavan magnetizojnë shikimin.
Rrini ,pra, në ndenjëset e rehatshme prej lekure, qetësohuni duke pirë kafen tuaj illy, dhe të dëgjoni muzikë nga Cafe Del Mar dhe natyrisht të dëgjoni Non Stop Fashion TV nga Video Wall gigant.Mund akoma të shfletoni ndonjë nga revistat fashion, që tek Plaza marrim vecanërisht dhe vetëm për informacionin tuaj të plotë në sektorin e modës.
Kur dita ikën, dritat pakësohen, atëherë Piano Bar Restaurant Plaza, ju pret për t’ju tërhequr në një vizitë gastronomike në brigjet e bukura të Mesdheut, do të mahniteni me traditën e shijshme të Greqisë me fantazinë e Italisë, me krijimtarinë e Francës, me aromën e Francës dhe me ngjyrën e Portogalisë.
Përveç kësaj atmosfera mbushet me muzikën e ngrohtë te pianos.
Së fundi tabloja plotesohet nga një listë të madhe me verëra nga gjithë bota dhe nga një koleksion me malt whiskeydhe puro.









